Kthehet të hajë drekën, burri gjen gruan me tjetrin në shtëpi, si e zbuloi tradhtinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthehet të hajë drekën, burri gjen gruan me tjetrin në shtëpi, si e zbuloi tradhtinë

Tradhtia është e hidhur, edhe më tepër, kur ta bën shoku i ngushtë. Sëfundmi, media turke jan fokusuar në një ngjarje të çuditshme në qytetin Adana, teksa burri gjeti gruan duke e tradhtuar me shokun e tij duke bërë që aty për aty të plasë një sherr, nga i cili ai përfundoi në burg.

Hurriyet raporton se Ahmed el-Melhem shkoi në drekë në shtëpi për t’u ushqyer gjatë pushimit të punës dhe nisi të dyshonte pasi iu desh të priste 10 minuta deri së të hapej dera.

Pasi kërkoi nëpër shtëpi, zbuloi se në njërën prej pjesëve të kuzhinës fshihej shoku i tij. Në nxehje e sipër Ahmedi mori thikën dhe e goditi disa herë shokun, ndërkohë që pas minuta më pas erdhi policia dhe e arrestoi për plagosje me dashje.

Gjatë marrjes në pyetje në polici ai zbuloi detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Advertisement

Isha i lodhur në punë dhe erdha të ha drekën në shtëpi, por kur i rash ziles u desh që gruaja të ma hapte atë 10 minuta më pas. Kjo më bëri të dyshoj, plus faktit që bashkëshortja ishte vetëm me një bluzë sipër dhe pa të brendshme. Kërkova në shtëpi dhe gjeta shokun tim poshtë bufesë dhe I nxehur mora një thikë dhe e godita”,  tha ai, ndërkohë që shprehet se kishte zbuluar lidhjen e tyre edhe më parë.

E kisha paralajmëruar që të rrinte larg shtëpisë sime”, shprehet ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy