Kufizimet zemërojnë qytetarët, Kina administron 2 miliardë doza të vaksinave anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kufizimet zemërojnë qytetarët, Kina administron 2 miliardë doza të vaksinave anti-Covid

Kina ka administruar një rekord prej 2 miliardë dozash të vaksinave anti-covid. Sipas të dhënave të autoriteteve, në total janë imunizuar 889 milionë njerëz, me të dyja dozat.

Megjithatë taktikat e përdorura nga qeveria komuniste, për të nxitur vaksinimet, ka shkaktuar një zemëratë popullore në disa zona. Me këto shifra, Kina ka administruar 40 për qind të rreth 5 miliardë dozave të injektuara në të gjithë botën.

Pekini përshpejtoi nivelin e vaksinimit që në Korrik, kur varianti delta shtoi ndjeshëm rastet e reja me Covid-19. Zyrtarët e shëndetit publik të Kinës theksuan se vala e re e pandemisë është vënë nën kontroll, teksa numri I të prekurve ka shënuar rënie për 11 ditë me radhë.

Përveç vaksinimit, Kina ka kryer edhe testime masive për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të koronavirusit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy