Kurorëzimi i mbretit britanik/ Në ceremoni pritet të marrin pjesë 2200 të ftuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurorëzimi i mbretit britanik/ Në ceremoni pritet të marrin pjesë 2200 të ftuar

Londra po bën pregatitjet e fundit në pritje të kurorëzimit të Mbretit Charles i tretë të shtunën, ceremoni kjo që nuk është parë në kombin britanik prej kurorëzimit të mbretëreshës Elizabeth në vitin 1953.

 

Ceremonia nis kur Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do udhëtojnë nga Pallati Buckingham në Kishën e kurorëzimit, Westminster Abbey në Londër, vend kurorëzimi për 39 monarkë britanikë  që nga viti 1066, dhe përfundon më vonë me kthimin e tyre sërish në pallat, por festimet do të zgjasin për tre ditë rresht.

 

Advertisement

Ceremonia e së shtunës do të zgjasë rreth dy orë dhe do të karakterizohet kryesisht nga detajet tradicionale por sic bëjnë me dije organizatorët do të ketë edhe element modernë.

 

Lista e të ftuarve do të përbëhet nga 2200 persona, pëfshirë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota, krerë shtetesh dhe përfaqësues të lartë fetarë, politikë e kulturorë.

 

Advertisement

Në listë janë, kryeministri britanik Rishi Sunak, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

 

Edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj do të jetë i pranshëm në ceremoni.

 

Advertisement

Ndërsa president i SHBA, Joe Biden nuk do të jetë i pranshëm por ka konfirmuar se do të përfaqëdohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e parë Jill Biden.

 

Më shumë se 11,000 oficerë policie do të patrullojnë rrugët e Londrës ditën e nesërme për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë më të madhe mbretërore.

 

Advertisement

Megjithë madhështinë, kostot e eventit janë planifkuar si jo shumë të shtrenjta për shkak të krizës së kostove të jetesës dhe protestave të britanikëve.

 

Përveç të pranishmëve në Londër, miliona shikues në të gjithë botën pritet të ndjekin kurorëzimin përmes ekranit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy