Kush gënjejnë më shumë në mediat sociale, burrat apo gratë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush gënjejnë më shumë në mediat sociale, burrat apo gratë?

Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së tyre në mediat sociale. Pak fotoshop apo vendosje filtrash, janë më se të zakonshme në postimin e një fotoje selfi. Por një hulumtim i ri i botuar në revistën “Psychological Science” e ka trajtuar këtë çështje me një studim rigoroz të mijëra njerëzve nga 25 vende të ndryshme.

Në përgjithësi, rezultatet zbuluan se gratë përfshihen në një vetë-prezantim më mashtrues sa i përket pamjes së tyre fizike, ndërsa burrat përfshihen në vetë-prezantime më mashtruese në lidhje me arritjet e tyre personale. Megjithatë, ky hendek gjinor ishte relativisht i vogël dhe ndryshonte ndjeshëm nga vendi në vend.

Autorët e këtij studimi të ri e përkufizuan vetë-prezantimin e gënjeshtërt “menaxhimin e përshtypjeve që synojnë të përmirësojë imazhin që të tjerët kanë mbi ta, përmes të zbulimeve të qëllimshme e të pasakta për veten në çdo formë, përfshirë tekstin, imazhet, videot dhe etiketat e vendndodhjes. .”

Ata u fokusuan në dy pyetje. Së pari:A ndryshojnë burrat dhe gratë në këto praktika mashtruese? Së dyti:A ndryshojnë dallimet gjinore në vetë-prezantimin mashtrues, bazuar në nivelin e barazisë gjinore në një vend?

Advertisement

Psikologët evolucionarë priren të përcaktojnë dallimet gjinore në aspektin e përzgjedhjes seksuale. Argumenti bazë është se burrat evoluan për të vlerësuar tërheqjen fizike të grave, pasi ajo sinjalizonte shëndetin dhe fertilitetin.

Anasjelltas, gratë evoluan për të preferuar burrat me qasje në burime financiare, pasi ato do të rrisnin gjasat e mbijetesës së pasardhësve të tyre. Nga ky këndvështrim, do të kishte kuptim që gratë të kishin më shumë gjasa sesa burrat të manipulonin përshtypjet se sa tërheqëse janë fizikisht, ndërsa burrat do të kishin më shumë gjasa sesa gratë të bënin të njëjtën gjë për nivelin e suksesit të tyre në jetë.

Për studiuesit e fokusuar tek ndikimet socio-kulturore, i njëjti parashikim (gratë që fokusohen më shumë tek pamja, meshkujt tek statusi) ka kuptim. Por për një arsye tjetër. Në shumë kultura, gratë kanë qasje të kufizuar në arsim apo burime financiare, ndaj janë të detyruara të varen nga burrat për sigurinë financiare.

Kështu, gratë mund ta theksojnë pamjen e tyre më shumë sesa burrat, pasi pamja e jashtme është forma e tyre kryesore e “monedhës”, dhe mjeti i vetëm për të ndërtuar një jetë të sigurt për veten ose fëmijët e tyre.

Advertisement

Nëse kjo është e vërtetë, do të prisnim që dallimet gjinore në vetë-prezantimin mashtrues të ishin më të vogla në vendet ku burrat dhe gratë janë më të barabartë, për sa i përket të drejtave, mundësive dhe burimeve.

Për t’i testuar këto ide, autorët kryen një sondazh në internet me mbi 12.000 pjesëmarrës në 25 vende të ndryshme. Sondazhi u ofrua në 19 gjuhë dhe dialekte të ndryshme. Të anketuarit në anketë, varionin nga mosha 18 deri në 90 vjeç, por mesatarisht rreth 40 vjeç.

Burrat dhe gratë iu përgjigjën një grupi prej 8 pyetjesh me “po” dhe “jo”, në lidhje me vetë-raportimin mashtrues në platformat e mediave sociale. Pyetjet e bëra kishin të bënin me atë nëse ata kishin postuar ndonjëherë informacione të rreme në mediat sociale, si postimi i një fotoje të vjetër për t’u dukur më tërheqës, redaktimi i një fotoje për t’u dukur më tërheqës, gënjeshtra sikur kishin një punë që nuk e kishin bërë në të vërtetë, apo duke gënjyer mbi arsimimin e tyre.

Në analizat kryesore, autorët kontrolluan statistikisht faktorë si mosha e pjesëmarrësit, statusin e punësimit, statusin e marrëdhënies, nivelin arsimor dhe platformën e preferuar në mediat sociale, si dhe Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi të caktuar.

Advertisement

Lloji më i zakonshëm i vetë-raportimit mashtrues nga pjesëmarrësit ishte përdorimi i një fotografie të vjetër për t’u dukur më tërheqëse, ndërsa lloji më pak i zakonshëm ishte paraqitja e tyre sikur ishin duke punuar për një punëdhënës, gjë që në fakt nuk ishte e vërtetë.

Në përgjithësi, u shfaq dallimi i pritshëm gjinor. Gratë mashtrojnë më shumë mbi pamjen e tyre fizike dhe burrat për arritjet e tyre. Por ky hendek gjinor ishte shumë i vogël dhe i paqëndrueshëm në të gjitha vendet e studiuara. A ndikoi barazia gjinore e një vendi në këtë dallim gjinor?

Në një farë mase, po. Barazia gjinore në një vend, shoqërohet me më pak gënjeshtra në mediat sociale për tërheqjen fizike, si për burrat ashtu edhe për gratë, dhe me më pak mashtrime në mediat sociale për arritjet e grave (por jo burrat).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy