Kush ishte Hysni Qestaj, DJ shqiptar që humbi jetën pas djegies së Ferrarit në Itali, vëllai fjalë zemre: Njeriu më i dashur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush ishte Hysni Qestaj, DJ shqiptar që humbi jetën pas djegies së Ferrarit në Itali, vëllai fjalë zemre: Njeriu më i dashur

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.  DJ shqiptar humbi jetën më 1 prill nga një aksident me Ferrari në Itali.

Ai ishte pronar i Ferrari GT C4, i cili mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta, shkraun Corriere Della Sera. 

Edhe nëse priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës. Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, ishte një grua , e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.

Advertisement

Megjithatë, një gjë është e sigurt, gruaja që vdiq së bashku me DJ-in nuk ishte gruaja e tij. Sepse bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

Fjalët e vëllait

Ka performuar në shumë vende, në Shqipëri Zvicër, Gjermani, por edhe Amerikë. I cilësuar nga vëllai i tij Agimi si “personi më i dashur që ka njohur”, ai foli për “një vëlla të mrekullueshëm dhe pozitiv.

Advertisement

Ishte Agimi që konfirmoi se vëllai tjetër, me banim në Itali, ishte thirrur dje nga policia rrugore Settimo Torinese për të identifikuar trupin. Edhe pse Prokuroria e Vercellit ka kërkuar tashmë analizën e ADN-së për eshtrat e dy viktimave.

Kujtimi i vendlindjes

Komuna e Junikut, prej nga ishte Qestaj , ka dashur ta kujtojë me një postim. DJ, i njohur në mesin e dashamirëve të muzikës hip pop, ishte me origjinë nga qyteti i Kosovës, por kishte studiuar dhe punuar në Zvicër për një kohë.
“Lajm i keq për Junikun, shkruan administrata lokale. Në një aksident të rëndë rrugor ka humbur jetën bashkëkombësi ynë Hysni Qestaj. Dhimbjen me familjen e të ndjerit e ndajnë kryetari i qytetit Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut. I ndjeri u kujtoftë gjithmonë me respekt dhe dashuri”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy