Lagjia e Trimave, si u harrua tragjedia nga politikanët shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lagjia e Trimave, si u harrua tragjedia nga politikanët shqiptarë

Lagjia e Trimave, si u harrua tragjedia nga politikanët shqiptarë

Në fillim të muajit të shkuar, opinionit public shqiptar në Maqedoni, i ndihmoi një investigim i emisionit Top Story, i cili publikoi fakte të forta të ngjarjes së rëndë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 18 persona, u plagësën me dhjetra e u shkatërrua gjithë lagja shqiptare në Kumanovë.

Faktet e sjella nga Top Story, sollën dëshmi, dokumente dhe përgjime telefonike që tregonin se ajo tragjedi njerëzore ishte një makinacion politik i përgatitur nga shërbimi i fshehtë dhe grupi politik i Nikolla Gruevskit.

Advertisement

Publikimi i kësaj ngjarjeje, ishte një rast perfekt që klasa politike shqiptare në Maqedoni ta kthente këtë ҫështje në një kauzë për të vërtetën dhe drejtësinë në vend.

Duke përfituar edhe nga rasti se Maqedonia është në fushatë elektorale për Parlamentin e vendit.

Por ҫuditërisht nuk është vënë re nga partitë kryesore një argument i tillë që është bazik për shqiptarët. Ata janë ndjerë në vite të dhunuar e nënҫmuar nga maqedonasit, ndaj argument i barazisë para ligjit bëhet vetëm kur ka drejtësi për rastet kur është dhunuar ajo.

Si për rastin e Lagjes së Trimave, por edhe për rastin “Monstra” etj kur shqiptarët janë dënuar pa prova nga drejtësia e kapur e Shkupit.

Advertisement

Por politika shqiptare në Maqedoni po përdor argumente populiste si përherë vetëm të marrë vota, pa u nisur nga argumentet thelbësore.

Kështu partia e Ali Ahmetit, BDI ka hapur ҫështjen e një kryeministri shqiptar, ҫka është një utopizëm të paktën sot për sot në Maqedoni. Po ashtu edhe partitë e tjera shqiptare nuk se e kanë ngritur këtë argument, ndërkohë që kishin pikërisht rastin më të mirë.

Gazetari i njohur shqiptar në Maqedoni, Naser Pajasiti, anatemon politikën shqiptare për këtë “harresë”.

Advertisement

“5 vite nga ngjarja e Lagjes së Trimave në Kumanovë

E vërteta po heshtet. Organizatorët në liri. S’ka hetim ndërkombëtar. Populli si çdo vit po e përkujton. Partitë flasin vetëm në fushatë. Pra edhe sot Kumanova e mbërthyer nga heshtja që vret!”, shkruajti më 9 maj Pajaziti.

Në SHBA, një “president me ngjyrë” erdhi pas vite e vitesh beteje dhe rastet kur drejtësia u vu në vend për ngjarjet e diskriminimeve…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy