“Lamtumirë Afganistan”/ Trupat amerikane largohen 20 vjet pas sulmeve te 11 shtatorit 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lamtumirë Afganistan”/ Trupat amerikane largohen 20 vjet pas sulmeve te 11 shtatorit 

Pas dy dekadash prani në Afganistan, 2500 trupat amerikane do të tërhiqen brenda datës 11 shtator. Vendimi i Uashingtonit është mbështetur edhe nga vendet e tjera anëtare të NATO-s si një operacion i koordinuar i aleancës. Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se arsyet për të qëndruar në Afganistan janë bërë gjithnjë e më të paqarta.

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

“Është koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Është koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe. Ne shkuam në Afganistan për shkak të sulmit të tmerrshëm që ndodhi 20 vjet më parë. Por kjo nuk mund të shpjegojë se përse duhet të qëndrojmë atje në vitin 2021. Tërheqja do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe në bashkërendim të plotë me aleatët.”

Advertisement

Duke u tërhequr pa një fitore të qartë, Shtetet e Bashkuara janë të hapura ndaj kritikave se largimi i trupave përbën në fakt një pranim të dështimit. Nga ana tjetër, kritikët paralajmërojnë se paqja nuk është e garantuar edhe pas një pranie 20-vjeçare të trupave amerikane atje.

Pas sulmeve të Al Kaedës kundër Shteteve të Bashkuara, në vitin 2001, presidenti i atëhershëm George Bush nisi konfliktin. Lufta u ka marrë jetën 2,400 ushtarakëve amerikanë dhe ka kushtuar rreth 2 trilionë dollarë. Prania amerikane në Afganistan arriti kulmin në vitin 2011 me më shumë se 100,000 trupa.

Zyrtarët amerikanë thonë se e kanë shkatërruar vite më parë udhëheqjen e al Kaidës në rajon, duke përfshirë udhëheqësin e grupit Osama bin Laden në Pakistanin fqinj në vitin 2011. Por lidhjet midis talebanëve dhe elementëve të Al Kaedës vazhdojnë dhe paqja dhe siguria mbeten të rrezikuara.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy