Letonia lë jashtë parlamentit deputetët e pavaksinuar ndaj Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Letonia lë jashtë parlamentit deputetët e pavaksinuar ndaj Covid

Deputetët te parlamentit letonez, duke filluar nga e hëna nëse nuk janë të vaksinuar kundër Covid nuk do të lejohen që të futen brenda institucionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëse ato nuk janë vaksinuar ndaj Covid, , janë përjashtuar nga punët parlamentare, duke përfshirë edhe nga takimet në internet dhe votimet në parlament.

Ndërkohë, muajin e kaluar, shteti australian i Victoria-s gjithashtu implementoi masë vaksinimi për ligjvënësit. Por, Letonia është vendi i parë demokratik që e bën këtë në nivel kombëtar.

Ndrërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ishte i vetmi rajon në botë ku vdekjet nga COVID-19 u rritën javën e kaluar, pas një rritje prej 5 për qind.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy