Maqedoni: Për një javë kanë ndërruar jetë 124 persona me COVID-19, 97% prej tyre të pavaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën prej 15 deri 21 tetor kanë ndërruar jetë 124 pacientë me Covid-19, prej të cilëve mbi 78 për qind ishin të pa vaksinuar.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të vdekur në këtë periudhë 97 pacientë me kovid ishin të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 27 e të vdekurve kanë marrë vaksinë dhe rivaksinë, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Një pacient ishte vaksinuar me Fajzer, dy me vaksinë Astra Zeneka, gjashtë të vdekur kanë marrë vaksinë Sinovak, ndërsa 16 pacientë kanë marrë vaksinë nga prodhuesi Sinofarm. Dy nga të vdekurit ishin të vaksinuar me vaksinën Sputnik V.

Ministria e Shëndetësisë informoi për moshën dhe sëmundjet kronike të cilat i kanë pasur pacientët, të cilët kanë ndërruar jetë me Covid-19, ndërsa ishin vaksinuar.

Advertisement

Maqedoni: Për një javë kanë ndërruar jetë 124 persona me COVID-19, 97% prej tyre të pavaksinuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy