Libri “bombë” i John Bolton, 8 zbulimet tronditëse për Donald Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Libri “bombë” i John Bolton, 8 zbulimet tronditëse për Donald Trump

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë Kombëtare të Donald Trump ka hedhur akuza “shpërthyese” për Presidentin, në veprën më të re me titull: “The Room Where It Happened” (dhoma ku ka ndodhur).

Një prej pretendimeve më të forta që Bolton ngre në librin e tij është lidhja e Trump me Kinën. Sipas tij, Trump i ka kërkuar Kinës që të përdorte fuqinë e saj ekonomike për ta ndihmuar në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump e ka hapur këtë temë në shumë takime me presidentin kinez Xi Jinping, thuhet në disa fragmente të librit, të cilat janë publikuar paraprakisht.

Advertisement

Për shembull, Trump ka apeluar para një viti tek presidenti Xi që të importojë më shumë prodhime bujqësore amerikane, në mënyrë që presidenti amerikan të fitojë më shumë mbështetje tek prodhuesit bujqësorë.

Nga ana tjetër qeveria ka ngritur aktpadi kundër autorit, me qëllim që të evitojë publikimin e librit. Ministria e Drejtësisë pohon se në këtë libër ka dokumente sekrete qeveritare, të cilat, nëse publikohen mund të cenojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Qeveria argumenton se ish-këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton do të botojë librin pa e pritur përgjigjen e qeverisë.

Administrata duhet të japë mendimin nëse në këtë libër ka edhe dokumente të ndaluara për publikim.

Advertisement

Zyrtarët e Trump ende nuk e kanë përfunduar vlerësimin e saj dhe nuk e kanë dhënë lejen për publikimin e dokumenteve dhe informacioneve.

Këto janë tetë nga zbulimet më tronditëse:

– Trump iu lut Kinës që ta ndihmojë për të fituar zgjedhjet e vitit 2020

– Trump sugjeroi që ishte i hapur për të shërbyer më shumë se dy mandate

Advertisement

– Trump u ofroi favore diktatorëve

-Trump vlerësoi presidentin kinez Xi për kampet e internimit në Kinë

-Trump mbrojti Arabinë Saudite në vitin 2018 për të larguar vëmendjen nga një skandal i së bijës, Ivankës

– Drejtuesit e lartë të stafit të tij tallen me Trump pas shpinës

Advertisement

-Trump mendonte se Finlanda ishte pjesë e Rusisë

– Trump mendonte se do ishte “diçka e bukur” të pushtonte Venezuelën

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy