
Hamasi mbetet i hapur për negociata për një armëpushim në Gaza, tha sot në një mesazh në prag të Ramazanit, udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya, në prag të Ramazanit, i cili fillon në shumë vende myslimane.
“Unë deklaroj qartë se okupimi izraeli) mban përgjegjësi për mos arritjen e një marrëveshjeje, por unë deklaroj se ne jemi të hapur për vazhdimin e negociatave, në çfarëdo forme që ato marrin”, tha ai në një mesazh televiziv.
Ndërkohë, Egjipti vijon bisedimet për të arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
Kontaktet e Egjiptit me Hamasin dhe agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad u mbajtën sot pas një autorizimi nga presidenca egjiptiane në një përpjekje për të bashkuar qëndrimet divergjente të dy palëve, thanë burimet, pa dhënë detaje. /vizionplus.tv