“Lionel Messi ka zgjedhur Interin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lionel Messi ka zgjedhur Interin”

“Lionel Messi, e ka zgjedhur tashmë ekipin e ri, ai është Inter”. Ish agjenti I yllit argjentinas ka lëshuar një deklaratë që bën të ëndërrojë të gjithë tifozët zikaltër.

Josep Maria Minguella ka deklaruar për median e njohur “COPE” se arsyeja e kësaj zgjedhje të Messit është fakti se në Itali paguhet shumë më pak taksa në raportet me vendet e tjera.

“ Për mua Messi që tani e ka skuadrën e tij të re, Inter. Në Itali paguajnë më pak taksa sesa në shtetet e tjera ku aim und të shkojë. Edhe Ronaldo prandaj është atje, për këtë arsye. Është më e vështirë që ta shohim në Angli ndonëse miqtë e tij Aguero dhe Guardiola janë tek Man City, u shpreh ish agjenti i 33 vjecarit.

Advertisement

Ndërkohë nga ana tjetër prestigjozja “Mundo Deportivo” bën të ditur se Leo Messi ka zhvilluar disa telefonate ditët e fundit me Pep Guardiolen dhe opsioni Manchester City është më i mundshmi.

Ndërsa gazeta argjentinase “Ole” bën të ditur se edhe PSG po lëviz fort për transferimin e shekullit.

Problemi më I madh tani është nëse Messi dhe Barcelona do të shkojnë në gjyq për klauzolën 700 milionë euro apo jo. Mbetet për tu parë….Vizion Plus

“Lionel Messi ka zgjedhur Interin” shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy