minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Lirohen më shumë se 300 nxënës që ishin rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë - Struga.info


Lirohen më shumë se 300 nxënës që ishin rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lirohen më shumë se 300 nxënës që ishin rrëmbyer në një shkollë të Nigerisë

Më shumë se 300 nxënës, të cilët u rrëmbyen javën e shkuar nga nga xhihadistët e Boko Haram në Nigerinë veriperëndimore, janë liruar.

Guvernatori i Shtetit Katsina, Aminu Bello Masari tha se 344 nxënësit e liruar u ishin dorëzuar zyrtarëve të sigurisë dhe po u nënshtroheshin kontrolleve para se ata të bashkohen me familjarët e tyre.

Presidenti Muhammadu Buhari mirëpriti lirimin e tyre, duke e quajtur atë “një lehtësim të madh për familjet e tyre, të gjithë vendin dhe për komunitetin ndërkombëtar”.

Buhari vuri në dukje përpjekjet e suksesshme të administratës së tij për të siguruar lirimin e studentëve të rrëmbyer. Ai shtoi se qeveria “është plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj për të mbrojtur jetën dhe pasurinë e nigerianëve.”

Advertisement

“Ne kemi shumë punë për të bërë, veçanërisht tani që kemi rihapur kufijtë”, tha Buhari, duke pranuar se rajoni veriperëndimor “paraqet një problem dhe se administrata është e vendosur që të merret e çështjet që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy