minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Londra dhe Talini zbulojnë strategjinë e sulmit rus në Ukrainë - Struga.info


Londra dhe Talini zbulojnë strategjinë e sulmit rus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Londra dhe Talini zbulojnë strategjinë e sulmit rus në Ukrainë

Shtegu diplomatik për zgjidhjen e krizës ukrainase po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Ministritë e mbrojtjes së Britanisë së Madhe dhe Estonisë bëjnë publike planet e ushtrisë ruse për të sulmuar Ukriainën. Zyrtarët ushtarakë britanikë publikuan një video-animim që tregon mënyrën se si ushtria ruse do të ndërhyjë në Ukrainë. Parashikohet ndërhyrje prej forcave të pozicionuara nga veriu në Bjellorusi, nga kufijtë perëndimorë dhe nga Krimeja. Uashingtoni paralajmëroi se ushtria ruse mund të përdorë edhe armë kimike. Ndërhyrja mund të shkaktojë viktima të panumërta.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Estonisë njoftoi se zbulimi rus ka të dhëna të detajuara të objektivave që duhen goditur në Ukrainë për të paralizuar ushtrinë e këtij vendi që në nisje të sulmit të Rusisë. Mes objektivave që do të goditen në gjithë territorin e vendit janë qendrat e komandës, bazat ajrore e tokësore, qendrat e riparimit të mjeteve ushtarake, rafineri naft e madje edhe impjantet bërthamore. Zyrtarët estonezë thonë se informacione të ngjashme, Moska ka edhe për vende të tjera europiane anëtare të NATO-s.

Në përgjigjen me shkrim që i ktheu të Enjten, Uashingtonit mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit ukrainas, Moska thotë se nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën. Megjithatë, në një nga pikat më të rëndësishme, sipas mediave ruse, theksohet se nuk përjashtohet zgjidhja e konfliktit me mjete ushtarake, nëse shkelen vijat e kuqe, ku ndër të tjera është edhe mos-antarësimi i Ukrainës në NATO. Presidenti amerikan Xho Bajden do të zhvillojë këtë të Premte një takim urgjent online me krerët e vendeve të mëdha të aleancës për të diskutuar për rrezikun në rritje të një ndërhyrjeje ushtarake ruse në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy