“Lufta e re” SHBA-Kinë/ Trump paralajmëron mbylljen e konsullatave kineze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta e re” SHBA-Kinë/ Trump paralajmëron mbylljen e konsullatave kineze

Marrdhëniet SHBA-Kinë gjenden në një pikë kritike dhe vijojnë të tensionohen qëkurëse ka nisur pandemia e koronavirusit. Një luftë e re e ftohtë që po pasohet edhe me shkëputje të raporteve diplomatike.

Një ditë më parë, Uashingtoni mbylli konsullatën kineze në Hjuston ndërsa Pekini u kundërpërgjigj menjëherë duke mbyllur konsullatën amerikane në Chengdu.

Advertisement

Pas këtij veprimi, Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” ndërsa presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të mbyllen konsullata të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara.

Sipas analistëve, këto zhvilime mund të pasohen me shkëputj ndërmjet ekonomisë amerikane dhe asaj kineze. Nëse tensionet përshkallëzohen, “kapitali mund të largohet nga Hong Kongu dhe Kina. Për më tepër, tregtia globale do të ndikohet shumë.

Advertisement

Nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin lidhjet me Kinën, pakti i tyre tregtar i fazës së parë do të shfuqizohet, çka do të de-stabilizojë dinamikën botërore të tregtisë.

“Lufta e re” SHBA-Kinë/ Trump paralajmëron mbylljen e konsullatave kineze shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy