Lufta kundër Izraelit, SHBA paralajmëron për konflikt afatgjatë në Gaza: Civilët mund t’i bashkohen Hamasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SHBA paralajmëron se lufta mes Palestinës e Izraelit mund të jetë afatgjate. Numri i lartë i viktimave në radhët e civilë ka ngjallur zemërim, ndaj shumë prej qytetarëve mund të zgjedhin t’i bashkohen Hamasit, në luftën për hakmarrje ndaj Izraelit.

 

Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA dhe një këshilltar i lartë i Joe Biden, gjenerali Charles K. Brown, shpreën  shqetësimin për mundësinë e një konflikti afatgjatë në Gaza. Brown beson se një zgjidhje më e shpejtë e konfliktit në Gaza mund të ndihmojë në kufizimin e një konflikti që mund t’i shtyjë njerëzit të bashkohen me radhët e palestinezëve militantë.

Ai tha se qëllimi i deklaruar i Izraelit për shkatërrimin e plotë të Hamasit është një urdhër shumë i gjerë. Por Izraeli po fokusohet në shënjestrimin e zyrtarëve të lartë të Hamasit, gjë që mund të arrihet më shpejt.

Advertisement

“Unë mendoj se sa më gjatë të vazhdojë kjo, aq më e vështirë mund të bëhet,” tha ai.

 

Brown, i cili mori postin e kreut të forcave të armatosura amerikane pak më shumë se një muaj më parë, shprehu besimin se Izraeli është në përputhje me ligjet e luftës në Gaza.

Ai tha gjithashtu se forcat e armatosura izraelite kanë hapësirë ​​për të përmirësuar shpjegimet që japin publikisht për sjelljen e tyre dhe se këtë çështje e ka ngritur me homologun e tij izraelit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy