Lufta në Gaza, mbi 26 mijë palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite! Çfarë ndodh me pengjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza, mbi 26 mijë palestinezë të vdekur nga sulmet izraelite! Çfarë ndodh me pengjet

Ministria e shëndetësisë e Hamasit njoftoi se që nga 7 tetori, të paktën 26,637 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, shumica prej tyre fëmijë, adoleshentë dhe gra.

Të lënduarit kanë kaluar shifrën 65,380, ndërsa dhjetëra mijëra janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 215 palestinezë dhe 300 janë plagosur.

Hamasi: Për pengjet

Advertisement

“Për të liruar pengjet, lufta e Izraelit duhet të ndalet”.

Siç tha Hamasi sot, 29 janar, lirimi i pengjeve do të kërkonte një fund të garantuar të sulmit izraelit në Gaza dhe tërheqjen e të gjitha forcave pushtuese, duke përsëritur qëndrim pas një takimi mes Izraelit dhe negociatorëve nga Katari dhe Egjipti.

“Suksesi i takimit të Parisit varet nga marrëveshja e fuqisë pushtuese [Izraelit] për të ndaluar sulmin e përgjithshëm në Rripin e Gazës,” i tha Reuters Sami Abu Zohri, një zyrtar i lartë i Hamasit .

Është e paqartë nëse Hamasi do të lirojë të gjithë ose disa nga 132 pengjet që Izraeli thotë se mbeten në Gaza, nëse plotësohet ky kusht.

Advertisement

Hamasi ka thënë më parë se lirimi i të gjithë pengjeve do të kërkonte që Izraeli të lirojë të gjithë palestinezët e mbajtur për arsye sigurie në burgjet e tij.

Çfarë thotë Izraeli?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Katari ka “influencë të jashtëzakonshme” mbi Hamasin, duke theksuar se roli ndërmjetësues i Dohas në bisedimet e deritanishme të pafrytshme për lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës po shqyrtohet me kujdes nga komuniteti ndërkombëtar.

I pyetur se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara ose fuqitë e tjera botërore për këtë çështje, Netanyahu tha: “Kjo është diçka për të cilën do të flas drejtpërdrejt me ta… Unë nuk mendoj se (Katari) është një ndërmjetës që mban një qëndrim pasiv”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy