Lufta në Gaza, ministria e Shëndetësisë palestineze: Njerëzit po vdesin nga kequshqyerja dhe mungesa e ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza, ministria e Shëndetësisë palestineze: Njerëzit po vdesin nga kequshqyerja dhe mungesa e ujit

Situata në Rripin e Gazës vijon të jetë e rëndë. Shumë njerëz po vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimit, ndërsa rastet e vdekjeve sa vijnë dhe rriten.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën me dijë se sëfundmi edhe dy persona të tjerë kanë hubur jetën, për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe dehidrimit

Një foshnjë dy muajshe ndërroi jetë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës dhe një grua 20-vjeçare gjithashtu vdiq nga uria në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës”, tha Al-Qidra në një deklaratë, duke shtuar se numri i përgjithshëm është 25, shkruan CNN.

Palestinezët e zhvendosur thanë se po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Advertisement

Prindërit mbërrijnë në objektet e mbingarkuar shëndetësore duke kërkuar formula për foshnjat. Civilët kanë humbur mesatarisht dhjetëra kilogramë peshë, sipas punonjësve të ndihmës.

Në Gazën veriore, njerëzit nxitojnë për të rrëmbyer ndihmat nga pikat e rralla humanitare. Punonjësit shëndetësorë thonë se nuk mund t’u ofrojnë trajtime jetëshpëtuese banorëve të Gazës së kequshqyer, sepse bombardimet dhe rrethimi i Izraelit kanë dërrmuar sistemin mjekësor./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy