Lufta në Lindjen e Mesme/ Mbi 80% e popullsisë së Gazës është zhvendosur, pritet valë e re refugjatësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Lindjen e Mesme/ Mbi 80% e popullsisë së Gazës është zhvendosur, pritet valë e re refugjatësh

Urdhrat e evakuimeve nga Izraeli dhe bombardimet e vazhdueshme kanë sjellë zhvendosjen e 1.9 milionë njerëzve në Gazë. Autoritetet njoftojnë se mbi 80% e popullsisë së përgjithshme të Gazës, është detyruar të zhvendoset, si e vetmja formë për të mbijetuar nga lufta.

 

Mediat raportojnë se pothuajse një milion njerëz, janë strehuar në objekte në Gaza qendrore dhe jugore, në vende duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah. Sipas të dhënave edhe nga organizatat ndërkombëtare theksohet se numri i të vendosurve në qendra strehimore është sa katërfishi i kapaciteteve reale të këtyre godinave.

 

Advertisement

Situata duket se do të përkeqësohet edhe më shumë, kjo për shkak të përfundimit të armëpushimit dhe rikthimit të viktimave në mesin e civilëve. Siç autoritetet raportojnë, një vale e rë zhvendosjeje pritet të ndodhë, duke përkeqësuar situatën humanitare.

 

“Rrugët që çojnë në jug drejt Rafah janë të bllokuara me makina dhe karroca të mbushura me njerëz dhe pasuritë e tyre të pakta”, shkruajnë mediat.

 

Advertisement

OKB njoftoi se 218 persona të zhvendosur brenda vendit janë vrarë dhe 901 janë plagosur ndërsa ishin strehuar në objektet e UNRWA. Organizatat thanë gjithashtu se 111 nga stafi i tyre janë vrarë që nga 7 tetori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy