![Lufta në Ukrainë/ Drejtori i OBSH: Jam i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/08/obsh-2.png)
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur trishtim për sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Ai thekson se është shumë i shqetësuar për shëndetin e popullit ukrainas. Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për paqe dhe akses të qëndrueshëm për ofrimin e ndihmës humanitare në Ukrainë.
Advertisement
“Jam zemërthyer dhe shumë i shqetësuar për shëndetin e njerëzve në Ukrainë teksa kriza është në përshkallëzim. Sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të funksionojë për të ofruar kujdes për njerëzit për çdo problem shëndetësor”, shkroi ai ndër të tjera.