Udhëheqësi i koresë së Veriut Kim Jong-un ka paralajmëruar një luftë të mundshme me Korenë e Jugut.
Në 76 vjetorin e ushtrrisë koreanoveriore, Kim ka deklaruar se Pheniani duhet të jetë i përgatitur për pushtimin e Koresë së Jugut.
Ai vlerësoi ushtrinë për “mbrojtjen e vendosur të sovranitetit dhe dinjitetit të vendit” nga “kërcënimet ushtarake imperialiste, shantazhet dhe rreziku i luftës” sipas tij.
Duke komentuar marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me Seulin, udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se vendi i tij ka “përmbledhur historinë e ndarjes dhe konfrontimit të popullit korean dhe ka përcaktuar kukullat e Koresë së Jugut si armikun më të dëmshëm dhe të pandryshueshëm” të vendit.
Kim paralajmëroi se në rast të një “emergjence”, drejtuesit e lartë të Koresë së Veriut “kishin marrë një vendim për të pushtuar dhe qetësuar territorin e Koresë së Jugut”.