“Luftë me Rusinë? NATO duhet të mendojë të gjitha opsionet!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë me Rusinë? NATO duhet të mendojë të gjitha opsionet!”

Ministri i Jashtëm i Letonisë thotë se NATO duhet t’i mendojë të gjitha opsionet, kur u pyet për mundësinë e konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Edgars Rinkēvičs tha për BBC se qeveritë e shteteve të aleancës, nuk duhet të përjashtojnë asnjë masë për të ndaluar pushtimin e Ukrainës. Ai shtoi se vendet e NATO-s duhet të japin mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën dhe të paktën të mbyllin qiejt, për t’u mbrojtur nga Rusia.

“Mendoj se duhet të marrim në konsideratë të gjitha opsionet, por duhet të kuptojmë edhe se, le të themi, politikat e NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse të gjitha shtetet bien dakord”.

I pyetur nëse NATO mund të detyrohet që të arrijë një marrëveshje jo edhe aq të pëlqyeshme me Rusinë, ai u përgjigj: “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi. Prandaj them se nuk duhet të përjashtojmë asnjë opsion”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy