Luftë në Izrael/ Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar, kontaktet e Ambasadës Shqiptare në Izrael

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftë në Izrael/ Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar, kontaktet e Ambasadës Shqiptare në Izrael

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion një numër kontakti për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Izrael dhe kanë nevojë për ndihmë. Ky njoftim vjen pas situatës së tensionuar në Izrael, pasi grupi islamik Hamasi nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke shkaktuar dhjetra viktima e të plagosur.

 

Sipas të dhënave të ministrisë deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme shprehet se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael, teksa ky vend ka shpallur gjendje lufte.

 

Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy