Luftë për mbijetesë, 11-vjeçari që kaloi i vetëm kufirin në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftë për mbijetesë, 11-vjeçari që kaloi i vetëm kufirin në Ukrainë

11-vjeçari Hassan al-Khataf u mbështet te shpresa e tij për paqe kur kaloi i vetëm kufirin në Ukrainë.

Djaloshi nga Ukraina  arriti të kalojë me sukses dhe i sigurt kufirin mes kaosit të luftës që ka shpërthyer në atdheun e tij. 11-vjeçai ia doli të mbërrijë shëndoshë e mirë në Sllovaki pasi ndoqi turmat e refugjatëve që u larguan nga vendi për t’i shpëtuar pushtimit rus.

Hassan mbërriti në Sllovaki në fillim të marsit. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave pasi një oficer i policisë lokale postoi historinë e tij në faqen e tij në Facebook, duke e quajtur 11-vjeçarin “hero”, pas një udhëtimi të gjatë me tren, por edhe në këmbë nga Zaporizhia në Ukrainën juglindore.

“Shpresën e kam marrë nga nëna ime, e cila donte që unë të largohesha nga atje,” tha Hassan në një intervistë.

Advertisement

“Shpresa ime më çoi në rrugën që mora” , tha 11-vjeçari.

Nëna e Hassanit nuk mund ta linte gjyshen në shtëpi, ndaj e dërgoi djalin vetëm në këtë rrugëtim prej më shumë se 1000 kilometrash në Sllovaki, ku studion vëllai i tij i madh.

Hasani mbërriti në Sllovaki vetëm  me një qese plastike, një pasaportë dhe një numër telefoni të shkruar në dorë.

Hassan është një nga 2.5 milionë refugjatët që u larguan nga Ukraina për në Poloni, në Sllovaki , Hungari dhe Rumani , për të mbërritur më pas në Bashkimin Evropian.

Advertisement

Të paktën 176,000 ukrainas kaluan kufirin sllovak në një eksod që Kombet e Bashkuara e përshkruan si kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy