“Luftë për të mbijetuar ose për të shpëtuar”, çfarë po ndodh në Afganistan një ditë pas largimit të SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë për të mbijetuar ose për të shpëtuar”, çfarë po ndodh në Afganistan një ditë pas largimit të SHBA-së

SHBA u tërhoq dje përfundimisht nga Afganistani duke e lënë në duart e talebanëve.

Por çfarë ndodh në vend një ditë pas largimit të amerikanëve? “BBC” raporton se turma të mëdha njerëzish vrapojnë jashtë bankave në Kabul dhe radhë gjithashtu janë krijuar pranë ambasadave të huaja.

Për shumicën e 40 milionë njerëzve në Afganistan, jeta nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ajo që ishte ditët e fundit, pavarësisht përfundimit të pranisë ushtarake të huaj 20-vjeçare.

“Është ende një luftë për të mbijetuar ose për t’u përpjekur për të shpëtuar sa më shpejt që të munden” është shprehur gazetarja e “BBC” në Kabul.

Advertisement

“Më duhet të them se ne nuk duam që një vend i huaj të jetë në atdheun tonë. Ne jemi të lumtur që të garantohet siguria, por ne kemi nevojë për bukë dhe ujë”, tha një banor për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Pritshmëria jonë nga qeveria është që bankat të jenë të hapura, punonjësit (e qeverisë) të shkojnë në punë sepse paratë janë të rëndësishme për ne” tha një tjetër banor.

“Unë kam qenë i papunë dhe jam mbyllur në shtëpi për 17 ose 18 ditë, dhe kjo nuk është e lehtë sepse kemi qira, fatura të energjisë elektrike dhe shpenzime të tjera” tha një tjetër, ndërkohë që kaosi vijon.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy