Luftime të ashpra për të marrë fabrikën e çelikut në Mariupol, ushtarët vendas nuk dorëzohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftime të ashpra për të marrë fabrikën e çelikut në Mariupol, ushtarët vendas nuk dorëzohen

Edhe pse sulmet ajrore në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol kanë qenë të vazhdueshme, operacioni i udhëhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ka arritur të mundësojë evakuimin e rreth 500 civilëve.

 

Referuar të dhënave nga autoritetet ukrainase në fabrikë ndodhen aktualisht afro 2 mijë ushtarë, si dhe 200 civilë. Forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e plotë të qytetit teksa ushtarët ukrainase po rezistojnë.

 

Advertisement

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia vazhdon të jetë e gatshme për të siguruar një kalim të sigurt për civilët nga fabrika, por nënvizoi se Kievi duhet t’i urdhërojë luftëtarët ukrainas të dorëzojnë armët. Presidenti Zelenskiy ka kërkuar një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm në Mariupol, derisa të largohen qytetarët e bllokuar.

 

Marrja e Mariupolit do t’i jepte Rusisë mundësinë të krijonte një korridor tokësor me Gadishullin e Krimesë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër presidenti Zelenskiy i ka bëre thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësim në union, pasi sipas tij ky veprim do të përbënte përgjigje të fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.

 

Në lidhje me situatën aktuale liderët e shtatë shteteve më të pasura në botë do të mbajnë bisedime përmes video-lidhjes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy