Luftime të përgjakshme në Gaza/ Izraelitët godasin objektivat e Hamas, vriten 40 civilë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftime të përgjakshme në Gaza/ Izraelitët godasin objektivat e Hamas, vriten 40 civilë

Luftimet mes Izraelit dhe grupit terrorist Hamas bëhen çdo ditë e më të përgjakshme. Operacioni tokësor i forcave izraelite vijoi gjatë natës në Rripin e Gazës, ku nga luftimet raportohet të jenë vrarë të paktën 40 civilë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se rreth 300 objektiva të Hamasit janë goditur gjatë 24-orëve të fundit, si nga ajri dhe toka në Gaza. Sipas autoriteteve shumë militante të Hamasit janë vrarë.

 

Ndërkohë “Gjysmëhëna e kuqe” palestineze deklaroi  se edhe zona e spitalit “Al Quds” në qytetin e Gazës ka qenë nën bombardime të vazhdueshme.

 

Advertisement

Po ashtu Izraeli ka arrestuar 60 palestinezë në bregun perëndimor të pushtuar.

 

Ndersa nga ana tjetër një dron pa pilot vuri në alarm banorët e një qyteti në Izrael, duke bërë që të gjithë njerëzit të evakuohen. Të paktën 8,306 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza, ndërsa më shumë se 1,400 civilë janë vrarë në Izrael.

 

Advertisement

Kombet e bashkuara kanë apeluar sërish për një armëpushim, pasi kreu i UNICEF-it paralajmëron se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy