Luftimet në Ukrainë/ Vritet një civil në Donjeck, nis mobilizimi i burrave mbi 55-vjeç për luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftimet në Ukrainë/ Vritet një civil në Donjeck, nis mobilizimi i burrave mbi 55-vjeç për luftë

Vazhdon të jetë situatë e rëndë në disa territore të Ukrainës të vetëshpallura si autonome prej kohësh.

 

Ushtria e Ukrainës po përplaset me forcat separatist pro-ruse.

 

Advertisement

Si pasojë e shkëmbimeve të armatosura të denoncuara nga republika e vetëshpallur e Donetskut, në Donbass, u vra edhe një civil, si dhe një ushtaral.

 

Kështu deklaroi milicia separatistë pro-ruse e cituar nga agjencia ruse Tass. Mësohet se civili ishte një minator, i cili ishte nisur për në punë dhe u qëllua duke pritur në stacionin e autobusit.

 

Advertisement

Mengjesin e kesaj te hene eshte raportuar edhe nje shperthim i fuqishem afer aeroportit te Donjeckut, shperthim qe eshte degjuar ne nje rreze prej disa kilometrash.

 

Po ashtu, Kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luganskut (LPR) Leonid Pasechnilk ka nënshkruar një dekret për mobilizimin vullnetar të burrave mbi moshën 55 vjeç.

 

Advertisement

“Burrat e moshuar mbi 55 vjeç mund të bashkohen vullnetarisht”, thuhet në dokument.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy