Macja pozitive me COVID/ Rasti i parë në Britani që një kafshë preket nga virusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macja pozitive me COVID/ Rasti i parë në Britani që një kafshë preket nga virusi

Një mace shtëpiake ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus në Angli. Ky ëshrë rasti i parë në Britaninë e Madhe kur një kafshë infektohet me COVID.

Duke iu referuar mediave britanike, rasti u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve. Ndërkohë, nuk ka asnjë provë që tregon se kafshët shtëpiake janë në gjendje të transmetojnë virusi COVID te njerëzit.

Sipas Yvonne Doyle, drejtore mjekësore në Public Health England tha: “Ky është rasti i parë i një testimi të maceve shtëpiake pozitive për COVID-19 në Britaninë e Madhë. Nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të transmetojnë sëmundjen te njerëzit”.

Macja pozitive me COVID/ Rasti i parë në Britani që një kafshë preket nga virusi shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy