Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron dhe Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë

Ashtu siç pritej, presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron, dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme të votave.

Sipas rezultateve paraprake, Macron mori 27.6 për qind të votave, ndërkaq Le Pen 23.4. Pjesëmarrja në votime ishte jashtëzakonisht e ulët ku rreth 26 për qind e votuesve të regjistruar zgjodhën të mos votojnë.

 

Pas rezultateve, presidenti Macron i bëri thirrje mbështetësve të tij të “mos gabojnë” në balotazh.

Advertisement

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

“Le të mos gabojmë, asgjë nuk është vendosur ende. A doni një Francë që flet për punësim të plotë dhe është serioze për financimin e shtetit të saj të mirëqenies, pensionistëve, shkollave, spitaleve dhe shërbimeve publike? Atëherë ju e dini kë të zgjidhni.”

Advertisement

 

Ndërkohë,nga ana tjetër Le Pen tha se raundi i dytë i zgjedhjeve do të paraqesë dy vizione të kundërta për të ardhmen.

 

MARINE LE PEN

Advertisement

KANDIDATE PER PRESIDENTE, FRANCE

“Unë përfaqësoj drejtësinë sociale rreth konceptit mijëvjeçar të kombit dhe popullit. Ajo që do të ndodhe më 24 prill nuk është një zgjedhje e rrethanave, por një zgjedhje e shoqërisë, një zgjedhje e qytetërimit. Çfarë vendi duam t’i japim popullit kundër pushtetit të parasë varet nga vota juaj.”

 

Balotazhi do të zhvillohet më 24 prill ku fitues do të jetë ai që do të marrë më shumë vota. Macron dhe Le Pen garuan kundër njëri-tjetrit edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Megjithatë këtë vit rezultati pritet të jetë më i ngushtë.

Advertisement

 

Dy kandidatët kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian, financat publike apo për investitorët e huaj. Një fitore e Macron shihet si vazhdimësi për Francën, ndërkaq Le Pen do të vinte me ndryshime të mëdha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy