Macron: Do të jemi pranë Ukrainës deri sa të zgjasë lufta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Do të jemi pranë Ukrainës deri sa të zgjasë lufta

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm me liderët e BE-së në Versajë. Ai tha se objektivi kryesor i Bashkimit Europian ishte “paqja  duke filluar me armëpushimin e ndjekur nga një tërheqje e shpejtë e trupave ruse”, shkruan skynews.

Udhëheqësi francez tha se kjo është arsyeja pse blloku po vazhdonte presionin ndaj Rusisë.

Ne mbështesim Ukrainën dhe do ta bëjmë këtë për aq kohë sa të zgjasë lufta. Ne do të qëndrojm pranë saj për ta ndihmuar atë të qëndrojë në këmbë,”  tha ai.

Advertisement

Macron tha gjithashtu se BE-ja kishte miratuar rreth 500 milionë euro ndihmë shtesë për Ukrainën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy