Macron: Dozë të tretë për të moshuarit nga shtatori

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Dozë të tretë për të moshuarit nga shtatori

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi sot se qeveria e tij po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi për një dozë të tretë në shtator.

 

Doza do t’iu jepet të moshuarve dhe atyre që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

 

Advertisement

“Po, duket se do të nevojitet një dozë e tretë, jo për të gjithë menjëherë, por në çdo rast për të moshuarit dhe më të rrezikuarit në këtë fazë”, tha Macron.

 

Të njëjtin plan ka edhe Gjermania, ndërsa në Izrael ka nisur injektimi i dozës së tretë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy