Macron kundër Biden: Nuk do ta përdorja fjalën “kasap” për Putinin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron kundër Biden: Nuk do ta përdorja fjalën “kasap” për Putinin

Sulmet e një dite më parë në qytetin perëndimor Lviv, vetëm 60 km nga kufiri me Poloninë, anëtare të NATO-s, janë kryer me raketa me precizion të lartë. Lajmin e konfirmoi ministria ruse e mbrojtjes, duke shtuar se, raketa me rreze të gjatë me bazë nga deti kanë goditur edhe disa zona pranë Kievit.

 

Veprimet ushtarake që kishin objektiv një strukturë magazinimi karburanti, u ndërmorën vetëm pak orë pasi presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim në Varshavë të Polonisë, ku iu referua homologut të tij rus si “një kasap”.

 

Advertisement

Presdenti francez, Emmanuel Macron në një reagim, u shpreh se nuk është momenti për të nxitur tensionet. “Ne kemi zgjedhur të mos ndërhyhet ushtarakisht në konflikt, prandaj nuk duhet të ketë përshkallëzim, as me fjalë e as me veprime”.-shtoi shefi i Elizesë.

 

Ndërkohë, autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se këtë të dielë po funksionojnë dy korridore humanitare për evakumin e civilëve nga qyteti port jugor i Mariupol, i cili është shkatërruar thuajse tërësisht.

 

Advertisement

Deri më tani, më shumë se 3.7 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga Ukraina, ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda kufijve të vendit.

 

Sakaq, kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës deklaroi se mund të mbajnë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy