Macron: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, ne nuk do të kemi më siguri në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, ne nuk do të kemi më siguri në Evropë

Presidenti francez, Emmanuel Macron ripërsëriti sot mundësinë për dërgimin e trupave perëndimorë në territorin ukrainas, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

“Siç kam thënë, nuk po përjashtoj asgjë, sepse kemi të bëjmë me dikë që nuk përjashton asgjë”, tha Macron, duke iu referuar Vladimir Putinit.

“Pa dyshim, ne kemi qenë shumë hezitues për të vendosur kufij në veprimet tona kundër dikujt që nuk ka kufij dhe është agresor.”

“Unë kam një qëllim të qartë strategjik – Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”

Advertisement

“Unë kam një objektiv të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë. Nëse Rusia fiton në Ukrainë, ne nuk do të kemi më siguri në Evropë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet këtu? Çfarë sigurie do të kenë vendet fqinje, Moldavia, Rumania, Polonia, Lituania e kaq shumë të tjera? Dhe së fundi, çfarë besueshmërie do të kenë evropianët që kanë shpenzuar miliarda, që kanë thënë se siguria e kontinentit ishte në rrezik dhe që nuk i kanë dhënë vetes mjetet për të ndaluar Rusinë? Rrjedhimisht, po, nuk duhet të përjashtojmë asgjë”.

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy