Macron: S’ka zgjerim pa rregulla/ Presidenti francez “vë kushte” për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: S’ka zgjerim pa rregulla/ Presidenti francez “vë kushte” për Ballkanin Perëndimor

Edhe në kryesimin e presidencës së Këshillit Evropian, Franca refuzon të heqë dorë nga politika e reformimit të procesit të zgjerimit, duke e bërë më të paqartë përgjigjen mbi pritshmëritë e vendeve kandidate.

 

Në fjalimin e tij përpara eurodeputetëve në Strasburg, presidenti Emmanuel Macron deklaroi se blloku nuk është gati për anëtarë të rinj nëse nuk rishikon rregullat dhe mënyrën e funksionimit.

 

Advertisement

EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCES

“Europa e tanishme me rregullat e saj nuk është gati të jetë shtëpia e 31, 32 apo 33 shteteve anëtare. Do të talleshim me veten tonë nëse e mendojmë vërtet këtë. Prandaj në konferencën dhe përfundimet që presim në muajin maj, ne duhet të mendojmë sërish për rregullat tona. Të jemi të ndershëm politikisht, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnw tw jenw pjesw e bllokut, t’jua themi kwtw pwrmes rregullave më të qarta, më të lehta, në mënyrë që të mund të marrim vendimet më shpejt.”

 

Presidenti Macron rikujtoi mbajtjen e një konference të posaccme në muajin qershor, sa i takon Ballkanit Perëndimor ndërsa theksoi se modernizimi i procedurës së anëtarësimit do të marrë një fokus të rëndësishëm diskutimi.

Advertisement

 

“Europa nuk mund t’i kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor sepse rajoni është gjeografikisht dhe historikisht një e shkuar strategjike dhe një e ardhme e shkëlqyer në zemër të kontinentit. Ende ka plagë mes vendeve, gjë që tregon se sa e brishtë mund të jetë paqja dhe sa i fortë duhet të jetë blloku ynë. Prandaj ne duhet të mendojmë për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një perspektive të qartë të anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.”

 

Shefi i Elizesë prezantoi përpara parlamentit evropian, prioritetet kryesore të presidencës gjashtëmujore të këshillit ku veçoi ndër të tjera cështjet e sigurisë, ndryshimet klimatike, transformimin dixhital dhe reformimin e zonës Shengen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy