Maldini befason Interin/ “Pirlo i ri” vjen tek kuqezinjtë për 35 mln euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maldini befason Interin/ “Pirlo i ri” vjen tek kuqezinjtë për 35 mln euro

Milan ka bërë një goditje të madhe në merkatom e kësaj vere. Kuqezinjte kanë gjetur marrëveshjen me Brescia për blerjen e Tonali.

20 vjecari që konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit italian dhe të panoramës europiane për moshën e vet, do të transferohet tek Milan për shumën totale 35 mln euro, përfshirë bonuset. Në konkretuisht 10 milione euro do të derdhen direkt në arkat e presidentit të Brescia, Cellino. Kjo shumë është për formulën e huazimit me detyrim blerjen përfundimtare të kartonit. Kësisoj 15 milionë euro të tjerë do të jepen në këstin e dytë, ndërsa 10 milione euro të tjera maksimimu do të jenë të përfshira në formë bonusi mbi bazën e rezultatete individuale të Tonali por edhe ato ekipore. Në marrëveshjen mes Milan dhe klubit të “Dallëndysheve” është vendosur edhe se në rast se Milan do ta shesë në vitet në vijim talentin italian, Brescia do të fitojë edhe 10% të shumës.

Ndërkohe vetë Tonali do të firmosë një kontratë 5-vjecare me përfitim prej 2.2 milionë euro në sezon. Goditja e madhe I atribuohet Maldinit, njeriut që iu deshen vetëm 3 ditë për të bindur presidentin e Brescias, Cellino. Edhe më pak kohë I është dashur legjendes kuqezi që të binde vetë mesfushorin e talentuar I cili në të kaluarën ka qënë pjesë e moshave të këtij ekipi. Milani ka mposhtur në këtë tratative Interin që kishte kohe që kishte vënë duart mbin Tonali, që konsiderohet gjërësisht si pasardhësi i Pirlos për stilin e lojës që ka.

Maldini befason Interin/ “Pirlo i ri” vjen tek kuqezinjtë për 35 mln euro shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy