Mario Draghi fiton votëbesimin në Senatin italian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mario Draghi fiton votëbesimin në Senatin italian

Kryeministri, Mario Draghi dhe kabineti i tij fituan me lehtësi besimin e Senatit, 262 senatorë votuan pro ekonomistit italian për ta nxjerrë ai vendin nga kriza, ndërsa 40 e kundërshtuan.

Në fjalën e tij, Draghi e konsideroi detyrim dhe jo zgjedhje, unitetin përballë pandemisë, raporton Vizion Plus.

 

MARIO DRAGHI

Advertisement

KRYEMINISTER I ITALISE

 

 “Detyra kryesore që na kërkohet, dhe sidomos mua si kryeministër, është ta luftojmë pandeminë me çdo mjet, të shpëtojmë jetën e qytetarëve tanë. Po ashtu, ta rindërtojmë vendin. Kjo është një mundësi e pashembullt për të krijuar një botë më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme për brezat e ardhshëm. Sot uniteti nuk është një emocion, është një detyrë. Një detyrë që udhëhiqet nga ajo që na bashkon të gjithëve: dashuria për Italinë”.”

 

Advertisement

Kryeministri Draghi ka premtuar reforma në sistemin fiskal dhe atë të drejtësisë, rritje të investimeve në arsim dhe shkencë, dixhitalizim të administratës publike dhe prirje pro BE-së. Një kabinet me 23 ministra politikë dhe teknikë është caktuar për t’i vënë idetë në zbatim.

 

Qeveria Draghi u betua para Presidentit Mattarella gjatë fundjavës duke pasuar qeverinë e Giuseppe Conte një nga kryeministrat më popullorë që nga qershori i vitit 2018, i cili u dorëhoq pasi humbi mbështetjen e aleatëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy