
Pushtimi qytetit jugor, mariupol duket se është synimi i ushtrise ruse. Moska i ka dhënë një afat të fundit Ukrainës për të dorëzuar qytetin deri të hënën pasdite duke premtuar sedo të garantojë dy korridore humanitare për t’u larguar njerëzit.
Por autoritetet ukrainase kanë dhedhur poshtë këtë ultimatum. “Nuk ka vend për dorëzim, ulje të armëve tona”, ka thënë zëvendëskryeministri. Sipas tij premtimet e Rusisë nuk janë të besueshme dhe ushtarët do të luftojnë deri në momentin e fundit.
Sipas mediave ndërkombetare rreth 300,000 njerëz besohet se janë të bllokuar në këtë qytete në mungesën e energisë eektrike, ujit edhe ushqimeve. Ministria e mbrojtjes në ukrainë ka bërë të ditur se këtë të hënë është arritur një marrëveshje për korridoret humanitare. Por nuk përfshihet qyteti i rrethuar Mariupol.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se marina ukrainase dhe ajo ruse janë duke zhvilluar beteja të ashpra pranë qytetit të Odesës. Në pamje shihet se si dy anije godasin me predha njëra-tjetrën.
Ndërkohë Ka pasur raportime për rrjedhje amoniaku në një central në qytetin Sumi, i cili është i rrethuar nga forcat ruse.
Gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm me bomba paren nje qendre tregetare në Kiev.