Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 180 talebanë në 24 orë! Do të luftojmë deri në vdekje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 180 talebanë në 24 orë! Do të luftojmë deri në vdekje

Një komandant i ushtrisë afgane që tashmë i është bashkuar asaj që quhet forca rezistuese, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 180 talebanë në Panjshir dhe Kapisa. Lajmin e bëri të dituar me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shton se :do të luftojmë deri në vdekje”.

“Paralajmërim: 135 #Taliban u vranë nga Rezistenca në Panjshir dhe 45 në #Kapisa /24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me helis, humve dhe artileri të rëndë.

Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në #Panjshir”, shkruan ai.

Advertisement

Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir ka qenë provinca e vetme që kundërshtoi talebanët, megjithëse ka pasur gjithashtu luftime në krahinën fqinje Baghlan midis talebanëve dhe forcave të milicisë lokale.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy