“Nëse bota na pranon, kemi plot për të ofruar”, talebanët: Kemi ndryshuar, do të luftojmë terrorizmin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nëse bota na pranon, kemi plot për të ofruar”, talebanët: Kemi ndryshuar, do të luftojmë terrorizmin

Talebanët po kërkojnë që bota ta njohë regjimin e tyre, e pohuar kjo për Newsweek nga një eksponent i lartë i grupit, i cili këmbënguli se militantët nuk do të lejohen më të ndërmarrin sulme në vende të tjera.

“Nëse bota na pranon, ne kemi plot për të ofruar”, ishte komenti i tij. Në javën që kur luftëtarët talebanë morën me shpejtësi befasuese Kabulin, pas një marshimi pothuajse krejtësisht të pakontestuar, asnjë vend nuk e ka njohur zyrtarisht ndryshimin e pushtetit në Afganistan, ndonëse ka pasur sinjale afrimi nga Kina dhe Rusia.

Kjo çështje është kthyer në një pikë madhore diskutimesh mes qeverive, përfshirë ato në Pekin, Moskë, Teheran e Islamabad si dhe në vetë Washingtonin që ka vazhduar të ruajë kontaktet me grupin gjatë kësaj periudhe. Abdul Qahar Balkhi, ai që foli me Newsweek, është anëtar i komisionit Kulturor të talebanëve që tani Afganistanin e quajnë “emirat islamik”.

“Ne shpresojmë të mos njihemi vetëm nga vendet e rajonit, por nga e gjithë bota si qeveria legjitime përfaqësuese e popullit të Afganistanit, që ka fituar të drejtën e vetëvendosjes pas pushtimit të huaj, me mbështetjen e të gjithë kombit pas një lufte të gjatë dhe sakrificash të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Advertisement

Shqetësimet kryesore ndaj talebanëve lidhen me kohën kur ata sundonin Afganistanin përpara dy dekadash. Mënyra sesi grupi trajtonte gratë dhe pakicat është dënuar nga shumë organizata ndërkombëtare, ndërsa vendi ishte kthyer gjithashtu në fole të Al Kaedës, që e përdori Afganistanin për të ndërmarrë sulme ndaj shteteve të tjera, ndër të cilat më famëkeqi është ai i 11 shtatorit, që solli kundër përgjigjen e SHBA-së dhe përmbysjen e tyre të atëhershme nga pushteti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy