Marrëveshja duket larg, zyrtari nga Katari: Izraeli dhe Hamasi nuk po bien dakord për armëpushim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja duket larg, zyrtari nga Katari: Izraeli dhe Hamasi nuk po bien dakord për armëpushim

Armëpushimi i përhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimi i pengjeve po rezulton i vështirë për momentin, siç njoftoi një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Katarit, i cili ka marrë përsipër të ndërmjetësojë mes dy palëve.

Izraeli dhe lëvizja islamike palestineze Hamas nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje, tha zëdhënësi, duke shtuar se Katari po punon për një armëpushim të përhershëm në Gaza, jo për një armëpushim afatshkurtër.

“Ne nuk jemi afër një marrëveshjeje, që do të thotë se nuk i shohim të dyja palët të konvergojnë në fjalorin që mund të zgjidhë mosmarrëveshjen aktuale për zbatimin e një marrëveshjeje”, tha Majed al-Ansari gjatë një konference për shtyp.

Bisedimet mes dy palëve po vazhdojnë, ndërsa përfaqësuesi u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes. Mbi 31,000 palestinezë u vranë në sulmet izraelite. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi humbjet e mëdha që nga 7 tetori, dita kur filloi konflikti, deri më sot. Sipas shifrave, të paktën 31,184 palestinezë janë vrarë dhe 72,889 janë plagosur nga sulmet izraelite. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy