minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA - Struga.info


Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA

Marrëveshje për armët bërthamore, çfarë plani po fshehin Rusia dhe SHBA

Ditën e sotme në kryeqytetin e Austrisë kanë nisur diskutimet për zgjatjen e afatit të marrëveshjes për reduktimin e armëve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Teksa ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për negociatat, të dërguarit për çështjen bërthamore e bënë të qartë në fillim se temë kryesore do të jenë armët bërthamore, ndërsa synohet që të zëvendësohet marrëveshja ekzistuese START, afati i së cilës skadon shkurtin e ardhshëm.

I dërguari amerikan Marshall Billingslea u mjaftua vetëm me një fjali “do të shohim,” dhe refuzoi të komentonte më gjatë.

Advertisement

Homologu i tij rus, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, u tregua gjithashtu i kujdesshëm kur foli me gazetarët: “Le të shohim, ne jemi vazhdimisht shumë optimistë.” Nga Departamenti i Shtetit dihet vetëm se Billingslea do të qëndrojë në Vjenë për dy ditë, të hënën dhe të martën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy