
Turqia ka pranuar pas shumë kundërshtimesh nisjen e procesit të anëtarësimit të Finladës në NATO. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti turk, Tajip Erdogan, i cili deklaroi se Turqia ka endosur të nisë procesin e ratifikimit të pranimit të Finlandës në NATO.
“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit parlamentar të Protokollit të pranimit të Finlandës në NATO,” tha Erdogan.
Finlanda së bashku me Suedinë bën të ditur synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.
Erdogan shtoi se beson që NATO do të bëhet edhe më e fortë nëpërmjet anëtarësimit të Finlandës dhe do të luajë një rol më efikas në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global.
“Me përfundimin e procesit të ratifikimit, marrëdhëniet tona me Finlandën do të forcohen në bazë të Aleancës së NATO-s”, tha ai.