“Marrja e Kievit do të ishte ‘vetëvrasje’ për Rusinë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Marrja e Kievit do të ishte ‘vetëvrasje’ për Rusinë”

Një këshilltar i presidentit ukrainas, tha këtë të martë se marrja Kievit është qartësisht prioritet për Rusinë, por përpjekja për ta bërë këtë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën. Oleksiy Arestovych shtoi se konflikti mes palëve mund të përfundojnë brenda 2-3 javësh.

Rusia nuk ka mundur ende të depërtojë në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht bombardimeve të ashpra brenda dhe përreth Kievit që nga fillimi i konfliktit, gati 4 javë më parë.

Më herët, inteligjenca britanike tha se forcat ruse vijojnë të mos përparojnë dhe shumica e trupave mbeten të bllokuara.

Ukraina thotë se Moska ka pësuar humbje të mëdha në luftë deri më tani, me rreth 15,000 trupa dhe qindra tanke që dyshohet se janë shkatërruar ndërsa konflikti vazhdon.

Advertisement

Sigurisht që Rusia është detyruar të ndalojë avancimin në Ukrainë disa herë teksa priste furnizime dhe përforcime.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy