Masakër në Meksikë, 11 persona vriten në një lokal gjatë natës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakër në Meksikë, 11 persona vriten në një lokal gjatë natës

11 persona, mes të cilëve katër ishin gra, janë vrarë në një lokal në Meksikë.

Prokurorët e shtetit thanë se trupat e pajetë të shtatë burrave dhe katër grave orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso, në një lokal të vendosur anës autostradës.

Autoritetet pohuan gjithashtu se një tjetër grua mbeti e plagosur nga të shtënat.

Sipas mediave vendase, gratë që kanë humbur jetën mund të kenë punuar si kërcimtare në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Advertisement

Udhëheqësi i bandës së Santa Rosa de Lima, Jose Antonio Yepez Ortiz, i cili njihej me pseudonimin El Marro e kishte kthyer prej kohësh Guanajuato në një betejë të përgjakshme me kartelin e Jalisco. Ai u ndalua nga autoritetet, pasi akuzohet si përgjegjësi kryesori i shpërthimit të dhunës në vendin industrial dhe bujqësor.

Masakër në Meksikë, 11 persona vriten në një lokal gjatë natës shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy