Masakra e Moskës, dy nga të arrestuarit pranojnë fajin, autorët përballen me burgim të përjetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakra e Moskës, dy nga të arrestuarit pranojnë fajin, autorët përballen me burgim të përjetshëm

Katër të arrestuarit për masakrën në Moskë, e cila mori jetën e të paktën 150 personave, u dënuan me paraburgim për dy muaj.

Gjykata i ka lënë të arrestuar katër autorët e dyshuar deri më 22 maj. Megjithatë, meqenëse nuk është caktuar ende fillimi i gjykimit të tyre, paraburgimi i tyre mund të zgjatet.

Katër të akuzuarit për “terrorizëm” përballen me burgim të përjetshëm.

Kujtohet se autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë arrestuar gjithsej 11 të dyshuar në lidhje me sulmin. Dy nga katër të arrestuarit thuhet se e pranuan fajin.

Advertisement

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se të akuzuarit janë shtetas të huaj, pa dhënë detaje të tjera për shtetësinë e tyre. Sipas BBC, ata iu drejtuan gjykatës me ndihmën e një përkthyesi.

Sipas mediave ruse bëhet fjalë për Dalerzon Mirzoev, Saydakrami Murondali Ratchabalizonda, Shamsdin Faridouni dhe Muhamadzobir Faizov.

Në pamjet e zbuluara, katër të arrestuarit shfaqeshin në gjykatë të plagosur rëndë. Njëri prej tyre shihet në gjendje gjysmë të vetëdijshme duke u mbajtur në një karrige spitali. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy