Masakra në Moskë: Shteti Islamik konfirmon arrestimin e katër xhihadistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakra në Moskë: Shteti Islamik konfirmon arrestimin e katër xhihadistëve

Organizata e Shtetit Islamik konfirmoi sot të premten (29/3) arrestimin në Rusi të katër anëtarëve të saj, autorë të sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh pranë Moskës , një ditë pas akuzave të reja nga autoritetet ruse që denoncuan “marrëdhëniet me nacionalistët ukrainas. “.

IS ka marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, i cili vrau 143 njerëz një javë më parë në Crocus City Hall ,sakaq zyrtarët rusë po i përmbahen skenarit ukrainas. Nga ana e tij, Kievi mohon çdo përfshirje në masakër.

Në edicionin e djeshëm të botuar sot të premten, al-Nabaa, gazeta javore e organizatës xhihadiste, konfirmon se “katër luftëtarë, të cilët janë ushtarë të kalifatit”, sulmuan sallën e koncerteve në periferi të Moskës .

Sulmi, më vdekjeprurësi në 20 vjet në Rusi , vrau të paktën 143 njerëz dhe plagosi 360 të tjerë, përfshirë fëmijë. Autoritetet ruse kishin thënë më parë se 11 persona ishin arrestuar, duke përfshirë katër sulmuesit e dyshuar. Tetë janë akuzuar dhe janë lënë në paraburgim.

Advertisement

Dje, të enjten, Komiteti Hetimor Rus, organi që ndërmerr hetimet kryesore kriminale, njoftoi se autorët e sulmit kishin “marrëdhënie me nacionalistët ukrainas” dhe kishin marrë shuma “të konsiderueshme” parash me origjinë nga Ukraina.

Vetë presidenti Vladimir Putin tha se katër sulmuesit u arrestuan në rajonin Bryansk të Rusisë, ndërsa përpiqeshin të arratiseshin në Ukrainë, ku një “dritare” që do t’i lejonte ata të kalonin kufirin ishte përgatitur nga pala ukrainase.

Drejtori i shërbimeve ruse të sigurisë (FSB), Alexander Bortnikov, nga ana e tij kishte akuzuar shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe perëndimore për “lehtësimin” e sulmit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy