“Maska” e veçantë e miliarderit/ Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, arrestohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Maska” e veçantë e miliarderit/ Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, arrestohet

Miliarderi John McAfee përfundoi në prangat e policisë norvegjeze, për një arsye disi komike mund të konsiderohet. Teksa në rrugë tani është bërë normale të shohësh njerëz me maskë në fytyrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, miliarderi ka zgjedhur një “maskë” ndryshe.

Në vend të maskave të certifikuara, ai doli në rrugë me të brendshme grash. Me to kishte mbulur hundën dhe gojën, si një masë për t’u mbrojtur nga virusi. Lajmin e konfirmoi vetë John McAfee në “Twitter”.

Advertisement

Ai tha se oficerët norvegjezë nuk u impresionuan nga maska që ai kishte krijuar me të brendshmet e grave. Autoritetet kishin ndaluar edhe bashkëshorten e tij.

“Insistoj se është me e sigurta e mundshme dhe refuzoj të vendos diçka tjetër në të mirë të shëndetit tim”, shkroi miliarderi 74-vjeçar.

“Maska” e veçantë e miliarderit/ Mbrohet me të brendshme grash nga COVID-19, arrestohet shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy