“Mbajtja e maskës me detyrim ka përfitime të tjera shëndetësore”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mbajtja e maskës me detyrim ka përfitime të tjera shëndetësore”

Sipas një studimi të botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Science”, përdorimi i maskave solli ndryshime me efekt mbrojtës.

Mbajtja e maskave me detyrim, i bën njerëzit që të ndërmarrin veprime të tjera siç janë: mbajtja e distancës fizike dhe mbajtja e higjienës.

Ky studim nisi në mes të muajit prill deri në fund të majit, ku u vëzhguan rreth 7 mijë gjermanë.

Para se përdorimi i maskave të bëhej i detyrueshëm në hapësirat publike në Gjermani, u konstatua se këtë mase mbrojtëse kundër virusit e zbatonin vetëm 20 për qind e pjesëmarrësve në anketim.

Advertisement

Ndërsa pas marrjes së këtij vendimi, 80 për qind e të anketuarve nuk dilnin pa maskë nga shtëpia. Mirpëo, u dallua se edhe gjasat për të larë me shpesh duart dhe për të ruajtuar distancimin fizik ishin më të lartë.

“Mbajtja e maskës me detyrim ka përfitime të tjera shëndetësore” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy