Mbi 100 viktima nga përleshjet e bandave në burgun e Ekuadorit, 5 prerje koke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 100 viktima nga përleshjet e bandave në burgun e Ekuadorit, 5 prerje koke

Ka shkuar në 116 numri i personave që kanë vdekur në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit dhe mbi 80 të plagosur. Lajmi konfirmohet nga zyrtarët të cituar nga mediat ndërkombëtare, të cilët e kanë përshkruar atë si dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit.

Të paktën pesë të burgosurve iu prenë kokën në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.

Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata.

U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin e burgut, i cili strehon të burgosur të lidhur me bandat globale të drogës.

Advertisement

Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani po veprojnë në Ekuador.

Drejtori i shërbimit të burgjeve të Ekuadorit Bolivar Garzon i tha radios lokale se situata ishte “e tmerrshme”.

“Dje, policia mori kontrollin në orën 14: 00 me orën lokale, por mbrëmë pati të shtëna të tjera, shpërthime dhe sot në mëngjes morëm kontrollin total, ne po hyjmë në pavionet ku kishte konflikt dhe po zbulojmë më shumë trupa,” tha ai.

Ky është i fundit në një seri incidentesh vdekjeprurëse që përfshijnë anëtarë të bandave rivale që luftojnë për kontrollin e burgjeve. Në shkurt, 79 të burgosur u vranë në një përleshje.

Advertisement

Burgu Litoral, ku lufta e fundit vdekjeprurëse u zhvillua mbrëmjen e së martës, konsiderohet si një nga më të rrezikshmit në vend.

Presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy